Nuk kanë të sosur skandalet e dhunës në futbollin shqiptar. Këtë ëhstë sulmuar një arbitër.
Gjyqtari i takimit Sopoti-Luftëtari, takim që përfundoi me rezultatin 0-1 në fund të takimit ishte nën agresionin e drejtuesve të ekipit të Librazhdit.
Në fund të ndeshjes, administratori i klubit të Librazhdit Iridion Bahiti, hyn në fushë dhe pështyn gjyqtarin kryesor Sokol Çekaj.
Madje ai tentoi edhe ta godasë por nuk u lejua nga forcat e policisë private që kishin marrë përsipër garantimin e ndeshjes.
Në një moment, Bahiti i ka shpëtuar forcave të sigurisë dhe ka ndjekur arbitrim Çekaj drejt dhomave të zhveshjes. Për fat ka ndërhyrë policia e rendit që ka shpëtuar arbitrin.