Fatmir Mediu në konferencë urgjente për shtyp për rihapjen e çështjes së Gërdecit, eshte shprehur se tani ka ardhur koha te flase hapur.
Nderkohe qe mediat kane qendruar me “zemer ne dore”, teksa kane pritur me shume interes se do te nxjerre dhe pronarin e vertete te biznesit te “vdekjes” shkelzen Berishen, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha. Por Mediu ka bere vetem nje paralajmerim me sa duket,
“Rekursi nuk lidhet me qëllim timin për drejtësi bërjen. Paligjshmëria në gjykimin tim nuk prodhon drejtësi. Propaganda dhe disa media të caktuara kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se është ministri i Mbrojtjes për atë ngjarje.
Nuk kam reaguar ndaj sulmeve vetëm në respekt të atyre që u prekën nga tragjedia, por duket se kjo është keqpërdorur nga spekulantët. Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes por kam qenë aspak i fajshëm.
Nuk i jam shmangur hetimit dhe gjykimit për këtë çështje.
Jam vendosur në dispozicion të hetimit. Prokuroria e asokohe ka bërë hetim 360 gradë si për asnjë politikan tjetër.
Kanë përgjuar telefonat dhe jo vetëm. Nuk është e vërtetë që kjo çështje nuk është gjykuar
Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.
Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim”, deklaroi Mediu para mediave”
Gjithashtu ai theksoi se nuk është ai shkaktar i pasojave, duke u shprehur se nuk është e vërtetë se ka pasur një vendim për të.
“Unë kam kërkuar heqjen e mandatit. Prokuroria ka bërë një hetim për mua dhe familjen time si për asnjë politikan tjetër. Nuk është e vërtetë që për mua nuk ka pasur vendim. Ajo që sot SPAK kërkon sot janë çështje të shqyrtuara nga Gjykata e Tiranës në 2014 dhe në 2018. Kush nuk do që ti shikojë këto fakte është abuzues e spekulant”, tha ndër të tjera Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.
Megjithate kjo çeshtje, ndonese eshte nen driten e diellit, ka dokumente per kete pune qe nga kabllogrami i ambasadorit amerikan Uidhers, deponimi i ish shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA Gjeneralmajor Luan Hoxha, dosjet e MEICO-s, debatet ne qeveri, vendimi ne Ministrine e Mbrojtjes dhe karvanet e makinave te ushtrise qe furnizonin kete punishte, shperthimi i te ciles shkaktoi 26 viktima dhe 300 te plagosur, ende zvarritet prej 13 vitesh.
Ndersa familjaret e viktimave vajtojne njerezit e dashur qe kalben nen dhe, Mediu e deri tek Berisha gezojne parate dhe pushtetin qe kane pasur, pa kaluar neper dyert e drejtesise.