Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ku ka folur për aktualitetin politik.
Ai është pyetur për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, dhe ka thënë se ajo ka qenë vullnetare.
“Ministri ka dhënë vetë dorëheqjen me dëshirën e tij më të madhe.
Ministri ynë ishte mbështetur me të gjitha forcat nga unë dhe qeveria, dhe i tërhequr me të gjitha forcat vetë.
Iku vetë, të gjitha janë broçkulla kazani, në pamundësi të logjikës”, tha Rama.
a.ç