Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet, pavarësisht kundërshtimit “të një grupi të vogël që proteston për disa vlera imagjinare”.
Kreu I qeverisë garantoi se nuki falët asnjë cm truall e Teatrit subjektit privat që do të ndërtojë godinën e re. Rama shtoi se privatit do t’i jepet për ndërtim trualli I bashkisë që ndodhet përtej murit të teatrit, që sipas tij është një hapësirë skandaloze parkimi.
Ai truall do të jepet në këmbim të investimit, që privati do të bëjë për ndërtimin e godinës së teatrit, që ka një kosto të papërballueshme për qeverinë dhe bashkinë. Bashkimi i interesave publike dhe private është ideal për qeverinë dhe bashkinë, pasi nuk i kushton taksapaguesve asnjë qindarkë. Pasi vendi përfundon më në fund një teatër të ri, sepse zhvillimi i zonës së kalbur pas kufirit ku ndodhet teatri i jep Tiranës më shumë jetë, duke ndriçuar një zonë të zymtë.
E katërta, as nuk po shembin ndonjë vlerë të rrallë arkitektonike. Madje është merita e jonë, që pjesa e çmuar që i përket asaj kohe doli nga zona ku ishte errësuar. Edhe sikur të donim ta ruanim dh eta restauronim ngrehinën e sotme të Teatrit do ishte thuajse e pamundur, por edhe e kotë dhe absurd. Materiali I asaj ngrehine ka jetëgjatësi të përcaktuar, ai material është i parikuperueshem. Por do ishte edhe e kotë, pasi ajo ngrehinë nuk ka as vlera dhe as kushte. Pakica që proteston e bën në emër të disa vlerave imagjinare”, tha Rama.