Ka nisur në qytetin e Shkodrës protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, që ka hyrë sot në ditën e katërt të saj. Ndërkohë që protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vendosur drejtësi për Klodianin.
“Edvini e don popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”, është mbishkrimi ironik në pankartat e disa protestuesve.
Në protestë vihen re edhe prezencë e figurave politike si anëtarë apo kryetar të degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre.
Që në fillim të grumbullimit ka pasur plasje të kapsollave nga disa të rinj, por që situata është ende e qetë.
Një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot edhe në Tiranë, ku si zakonisht demonstruesit do të përqendrohen para Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe në rrugët e ish-Bllokut.
Kujtojmë që edhe dje pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku qytetarët qëlluan me gurë dhe shkatërruan objekte të ndryshme, ndërsa “blutë” u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
g.kosovari