“Për të parandaluar radikalizmin politik dhe polarizimin etnik që mund të ndezë konfliktet e armatosura, nevojitet urgjentisht një strategji më e fuqishme për Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Uashingtoni”, deklaroi Janusz Bugajski, anëtar i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC në artikullin e tij për revistën ‘Europe’s Edge’.
“Për të parandaluar një spirale të rrezikshme të përshkallëzimit, Uashingtoni duhet të ndjekë një strategji më të fuqishme për të ndihmuar në sigurimin e shteteve të mbetura brenda institucioneve perëndimore dhe për të kufizuar përmbysjen e përhapur të Rusisë”, thekson ai.
Bugajski vuri në dukje se kohët e fundit, rajoni ka dëshmuar disa zhvillime, të tilla si “përpjekja e grusht shtetit të drejtuar nga Moska në Malin e Zi, krijimi i një force paramilitare të trajnuar nga Rusia në Bosnje-Hercegovinë dhe vrasja e një politikani të moderuar serb në Kosovë”.
Përveç përpjekjes së grusht-shtetit në Mal të Zi, krijimi i një forme paramilitare ‘Srpski Ponos’ në Bosnjë dhe Hercegovinë, Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, Serbi, Bugajski tha se një goditje tjetër ndaj stabilitetit rajonal ishte vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Ai vuri në dukej se nga kjo përfitojnë qartë “politikanët që duan që bisedimet Beograd-Prishtinë të dështojnë”, duke shtuar se delegacioni serb u tërhoq nga diskutimet pas lajmit për vrasjen.
Këto paqëndrueshmëri rajonale kërkojnë më shumë vëmendje nga SHBA, dhe Bugajski tha se një iniciativë e tillë duhet të bazohet në tre shtylla: kundërsubverzionin, sigurinë kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.