Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të luhej në qytetin e lindjes së Vladimir Putin, Shën Petersburg në muajin maj, por pas pushtimit rus UEFA ka vendosur qe ta anuloj këtë finale.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar pas ngjarjeve të ndodhura në Ukrainë, ku ka zbarkuar ushtria ruse.
Çështja kryesore ishte ajo e finales së Champions League, që ishte programuar të luhej në Shën Petersburg.
Pas mbledhjes, UEFA ka vendosur që finalja e kompeticionit më të madh për klube të organizohet në Paris.
g.kosovari