Kryetari i ri i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë punën e parë si kryetar i bashkisë Tiranë.
Burime nga stafi i Veliajt tregojnë punën e tij të parë në orët e tij të para në zyrën e kryetarit. Sahati i Tiranës i cili është simbol i qytetit që ndodhet mbi kokën e kryetarit të bashkisë, por që deri dje ka qenë i çakërduar, tanimë funksionon normalisht në të katërt faqet e tij.
Sot, Veliaj ka dhënë urdhër që të ndërhyhet dhe ai është tanimë funksional dhe ka filluar të ecë. Teknikët janë ngjitur në kullën e Sahatit duke kordinuar akrepat e orës së madhe.
Një gjest simbolik, si për të thënë se tashmë koha e kryeqytetit do të jetë egzakte, jo e çakorduar.
“Ishte dje, eshte sot. Kryeqytetit s’mund “t’i ngece ora” Nje pune e vogel si dita e pare. Faleminderit mjeshter Johani” – konfirmon Veliaj ne Twitter lajmin.