Pse duhet të keni kujdes nga telefoni celular?
Numri i orëve që ju kaloni me telefonin tuaj nuk janë vetëm të bezdisshëm, por edhe të rrezikshme. Dermatologët kanë ngritur një shqetësim tjetër sa i përket përdorimit të pajisjeve elektronike.
Sipas tyre, telefonat inteligjentë dhe tabletët po shkaktojnë rrudha të parakohshme tek të rinjtë. Qëndrimi për një kohë të gjatë me qafën përkulur, për të parë në telefon ose tablet, çon në formimin e rrudhave në zonën përreth qafës.
Ky problem estetik prek veçanërisht personat e moshave 18 deri 39 vjeç, të cilët posedojnë mesatarisht tri pajisje teknologjike (telefon, tablet, kompjuter) dhe i përdorin gjatë gjithë ditës.
Celularët janë konsideruar si shkaktarët kryesor të disa sëmundjeve. Mbajtja e kokës ulur për të lexuar një mesazh apo për të kontrolluar në internet, shkakton probleme tek shtylla kurrizore. Po ashtu, studimet e fundit kanë treguar se celularët mbartin 18 herë më shumë baktere të dëmshme sesa një tualet. Sipas “British Association Chiropractic”, telefonat inteligjentë dëmtojnë shëndetin tuaj fizik (me rritjen e rrezikut ndaj aksidenteve), atë mendor dhe emocional.