Deputeti Petro Koçi nuk e harron të kaluarën. Këtë ia kujtoi edhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka duke i replikuar në Kuvend.
Koçi tha se di shumë mirë që ka qenë në lista e zeza të PD-së në vitin 1997.
Po ashtu ai i tha Nokës se nuk është merita e socialistit që i vunë koburen në kokë, që e futën në qeli dhe më pas e qethën. Mirëpo një mirënjohje e kishte. Faktin që i kishin qethur kokën.
“Më the qëparë që ishe i çuditur që isha gjallë. E nxorre padashur shpirtin kriminal të partisë që përfaqëson. E di shumë mirë që isha në listat tuaja të zeza të ’97 dhe nuk është merita ime që më vutë koburen në kokë për të më marrë peng, më futët në qeli dhe më qethët. Për një gjë ju jam mirënjohës, që më qethët kokën sepse më 19 Janar kemi bërë demonstratën e parë kundër fajdeve, piramidave në të cilën nuk u këput dot asnjë lule. Në datën 26 Janar të ’97, SHIK-u juaj dhe horrat e Fierit dogjën Kadastrën dhe Prokurorinë për të zhdukur gjurmët e korrupsionit dhe të ndjekjeve penale. Edhe kjo është merita juaj”, tha Koçi.