Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit;
-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/s.f