Në krahasim me disa javë më parë, situatë me virusin korona në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt stabilizimit.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit në qendrat për Covid në Shkup janë pranuar 23 pacientë për shkak komplikimeve nga virusi korona. Ndërkaq, në gjithë covid qendrat e vendit ka edhe 430 vende të lira.
Në qendrat për covid në Maqedoninë e Veriut gjenden gjithsej 875 pacientë të shtrirë që janë duke u shëruar nga virusi Covid-19. Në 24 orët e fundit në qendrat për Covid në Shkup janë pranuar 23 pacientë.
Ndërkaq, epidemiologu Dragan Danilovski në një intervist për DW thotë se deri në muajt Mars dhe Prill në Maqedoninë e Veriut do të infektohen në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë.
“Pavarësisht se çfarë presim nga vaksinat, sigurisht që do të jetë një zgjidhje e përhershme, por imuniteti gjithashtu fitohet në mënyrë natyrale. Disa parashikime thonë se nëse shkojmë me këtë dinamikë, diku në Mars dhe Prill në Maqedoni do të infektohen në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë. Mjafton të qetësohet epidemia edhe pa një vaksinë, por vaksinat patjetër që do të nevojiten për punonjësit me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësorë, punëtorët e shërbimit, ushtrinë, policinë, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë”, tha epidemiologu Dragan Danilovski në intervistë për “DW”.
Ai shpjegon se në këtë mënyrë pandemia do të shuhet pjesërisht nga infeksioni natyror, ose nga vaksinimi, por virusi nuk do të zhduket. Do të qëndrojë me ne dhe do të jetë endemike, gjithmonë do të ekzistojë rreziku i marrjes së virusit nga grupet e rrezikut dhe do të kemi një situatë analoge me gripin dhe ftohjet.
Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në mbi 83 mijë, i viktimave mbi 2.500.
/a.r