Turizmi përgjatë 9 muajve të këtij viti mposhti disi efektin e pandemisë duke u përafruar në shifra me vitin më të mirë për turizmin 2019-n.
Sipas INSTAT, Shqipëria mirëpriti deri në fund të Shtatorit 4.9 milionë turistë. Turoperatorët shprehen se sërish dominoi turizmi familjar dhe patriotik.
As këtë vit shqiptarët nuk kanë kursyer të udhëtojnë për festat e Nëntorit apo të fundivitit, duke zgjedhur si destinacione të preferuara Emiratet e Bashkuara, Maldivet, Barcelonën apo mjaft vende të tjera turistike
Operatorët turistikë shprehen se është ende herët për të folur për projeksionet e turizmin në 2022, pasi gjithçka varet nga situata pandemike në Shqipëri dhe vendet e tjera.
/Klan/ a.r