PD nuk do të protestojë në shtator
Partia Demokratike nuk do të nisë nga protestat e parashikuara në muajin shtator. Lajmi konfirmohet nga Eno Bozdo, ish-nenkryetari i bashkisë së Tiranës. Bozdo i ka deklaruar gazetës “Shqip” se do të veprohet sipas parimit “çdo gjë në kohën e duhur”.
Burime brenda selisë blu thonë se pamundesia për të krijuar klimë anti-qeveritare pas sezonit veror, po e shtyn Bashën që të tërheqë kërcënimin e tij veror. Aq më tepër kur shumica e deputetëve dhe drejtuesve demokratë sapo janë kthyer nga pushimet.









