Partia Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme një bashkëbisedim me gazetarët ku janë diskutuar qëndrimet mbi reformën në Drejtësi. Të pranishëm kanë qenë Eduart Halimi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërsa theksi është vënë në mbështetjen e PD mbi qëndrimin e Komisionit të Venecias.
Në fjalën e tij deputeti Halimi tha se drafti duhet të rishikohet dhe se duhet një draft i ri. Nga ana tjetër, Halimi ka falenderuar Komisionin e Venecias duke thënë se ai detajon propozimet e opozitës.
Mbështesim draft raportin dhe qëndrimin e mbajtur nga presidenti i Komisionit të Venecias se rruga në të cilën duhet të ecë reforma në drejtësi, rishikimi i draftit dhe hartimi i drafti të ri duhet të jetë si ajo e komisionit të dekriminalizimit, proces i vendosur në bazën e një dialogu të sinqertë mes palëve” – tha Halimi.
PD ka bërë thirrje që të zbatohen pikë për pikë rekomandimet e Venecias dhe që reforma të jetë me frymë konsensuale.