Mësuesja e shkollës fillore në Angli, Sabina Nessa, 28 vjeçe, ndërroi jetë pas një sulmi të kryer nga shqiptari Koci Selamaj. Konkretisht ngjarja ndodhi më 17 shtator, ku shqiptari goditi mësuesen 34 herë me një armë metalike prej 2 metrash. Trupi i Sabinës u gjet nga një kalimtar dhe sipas këtij të fundit, trupi i pajetë i saj ishte i mbuluar me gjethe pranë qendrës së komunitetit OpenSpace, vetëm 200 metra larg shtëpisë së saj. Selamaj, 36 vjeç, u shfaq në Old Bailey ku u deklarua fajtor për vrasjen e Sabinës. Selamaj u arrestua në Eastbourne në një banesë përdhese disa ditë pas vrasjes brutale.
Ndërkohë pas kësaj tragjedie, Ionela Gherghisan ka hedhur akuza të tjera të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, shqiptarit Koci Selamaj, për të cilin thotë se ka tentuar ta mbysë disa herë para se të vriste Sabina Nessa-n. 45-vjeçarja Gherghisan thotë se nuk e ka imagjinuar kurrë që sh-burri i saj do të kryente një sulm kaq tragjik dhe të tmerrshëm. Gherghisan, e cila jetonte në Eastbourne me Selamajn, tani është kthyer në vendlindjen e saj, Rumani dhe në një intervistë për Daily Mail ajo ka treguar torturat me shqiptarin pasi ky i fundit e dhunonte, ndërsa thotë se vdekja e Sabinës është e dhimbshme.
Gherghisan, sanitare dhe belly dancer, tha se Selamaj u bë njeri tjetër dhe i dhunshëm disa javë para vrasjes. Ajo iku nga shtëpia gushtin e kaluar pasi ai e sulmoi sepse nuk i kishte hapur telefonin teksa ndodhej në punë. Gherghisan tha se Selamajn e takoi në një lavazh shqiptar. Çifti u martua në nëntor 2018 pas shumë presioneve nga Selamaj. Duke u martuar me Gherghisan, ai do të kishte mundësi të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-guaja rumune e shqiptarit, Ionela Gherghisan
Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët për t’i thënë familjes së Sabinës, sepse jam po aq e tronditur nga ajo që bëri ai sa edhe ata. Edhe unë kam një vajzë 26-vjeçare dhe mund të ndjejë dhimbjen e tyre. Kam shumë dhimbje në zemër dhe ndihem shumë e vetmuar pa asnjë ndihmë. Më vjen shumë keq që kaq shumë njerëz u lënduan për shkak të tij. Nuk e kam besuar kurrë se ai ishte në gjendje të vriste. Kishte raste kur kisha frikë të qëndroja në të njëjtën shtëpi me të sepse kisha frikë për jetën time. Ai u përpoq të më mbyste tre herë, por hera e fundit ishte kur u tmerrova më shumë. Ai erdhi në shtëpi nga puna dhe më vuri duart në qafë, duke më bërtitur, ‘Pse nuk u përgjigje në telefon?’ Isha në shtrat, e tronditur. Ai më pas më lëshoi, por nuk kërkoi falje. Unë isha viktima e tij e parë, por diçka e ndaloi të më vriste. Ai u martua me mua për letrat. Më tha në mënyra të ndryshme. Mbaj mend që nëntë muaj pasi filluam një lidhje, ai më bëri presion për martesë, duke thënë se nëse e doja, duhej të martohesha me të.
/a.r