Palestinezët kanë djegur një vend të shenjtë hebre në qytetin e Nablusit, pas tensioneve në rritje me Izraelin.
Një grup protestuesish i vunë zjarrin një varri i cili mendohet të jetë banesa e fundit e figurës biblike të Jozefit. Ky vend, ku hebrenjtë shkojnë për tu falur u dëmtua rëndë për shkak të zjarrit.
Ngjarja ndodhi disa orë pasi kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu i bërri thirrje lidershipit palestinez që të ndalonin valët e sulmeve.
Lideri palestinez Mahmoud Abbas dënoi aktin e dhunës dhe tha se siti i shenjtë në fjalë do të riparohet.
Ndërsa më tutje në Ëest Bank-un e pushtuar, një palestinez, i maskuar si një fotograf lajmesh, arriti të godasë me thikë një ushtar izraelit, duke e plagosur këtë të fundit.
Thuhet se palestinezi në fjalë u qëllua për vdekje pas këtij aksidenti, në qytetin e Kiryat Arba.