Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar fuqishëm dy incidentet në perëndim të Kosovës, ku jetojnë komuniteti serb.
Në një deklaratë për media, OSBE thotë se të shtënat në drejtim të dy veturave, pronë e një familje dhe tentimi për të shkatërruar/djegur një monument në fshatin të banuar me serb në Gorazhdevc, kishte ndodhur në në natën në mes 8 dhe 9 korrikut.
Ambasadori Schlumberger ka thënë se këto incidente “kontribuojnë në rritjen e shqetësimit dhe pasigurisë”, raporton REL.
Ai ka bërë thirrje tek autoritetet që të hetojnë këto raste dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit.
“Incidente të tilla ndikojnë negativisht në bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe duhet të trajtohen me prioritet”, ka shtuar ai.