I ftuar në Dritare me Rudinën në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Ngjela tha se Agolli ishte kritik i sistemit ku jetoi dhe gjeti mënyrën për ta shprehur atë.“E kam njohur kur kam qenë 23 vjec. Më bënte përshtypje sepse ai e dinte që kishte pengesa në atë kohë. Fliste me gjeste. Agolli u kuptua që i bëntë kritik sistemit kur botoi Zylon, duke goditur injorantët e Byrosë Politike. Ka pasur shumë frikë dhe terror por këta shkrimtarë shpëtuan veprën e tyre poetike. Këta që qëllojnë Agollin pas vdekjes janë kundraperëndimorë dhe kanë arsye personale. Nuk ka rëndësi sa shkroi dhe kur shkroi. Ai ishte patriot. Ishte poeti i traditës, i shqiptarëve”, tha Ngjela./dritare.net
Me vjen turp,te lexoj budallalleqet e ketij sharlatani.