105 është numri i mjekëve italianë që kanë humbur jetën, pasi ishin infektuar nga virusi vdekjeprurës COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur shoqata shëndetit ‘FNOMCeO ‘s’ dhe viktimat e fundit janë: Giunio Matarazzo, dentist, dhe Emilio Brignole, kirurg në spital, raporton “ansa”.
Më herët janë ndarë nga jeta mjekët e familjes Antonio De Pisapia, Massimo Bosio, Marzio Zennaro, Tahsin Khrisat, Mario Rossi dhe Samar Sinjab. Pastaj është kirurgu onkolog Francesco Cortesi.
Ndër viktimat janë mjekë në pension, të cilët qeveria i thirri një muaj më parë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.
Raportet e mediave italiane vlerësojnë se 30 infermierë dhe ndihmës infermierë kanë vdekur gjithashtu nga COVID-19, shkruan panoirama. “Ne s’mund të lejojmë më gjatë mjekët tanë, punonjësit e shëndetit, të dërgohen për të luftuar pa ndonjë mbrojtje kundër virusit”, tha presidenti i FNOMCeO Filippo Anelli në faqen e internetit të shoqatës.
Presidentja e ‘Fnopi’, Barbara Mangiacavalli shpjegoi:
“Qëllimi ynë është të ndihmojmë pacientët, të identifikojmë nevojat dhe të jemi pranë tyre. Të ndikojmë në procesin organizativ dhe vendimmarrës të sistemit dhe të japim përgjigje për nevojat që dalin nga skenari aktual demografik”.
Nga ana e tij, presidenti i ‘Fnomceo’ Filippo Anelli shprehu vlerësimin e tij për fjalët e Presidentit të Republikës duke kërkuar që “mjekët, infermierët, operatorët nuk duhet të lihen më vetëm për të luftuar kundër virusit. Ata nuk duhet të lihen kurrë më për të adresuar problemet dhe boshllëqet në Shërbimin tonë Kombëtar të Shëndetit”.
g.koosvari