Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi thotë se ka Kosova ka bërë miq të rinj, në ditën që për 3 vota dështoi të pranohet në UNESCO. Duke qenë një nga njerëzit më të përfshirë, ai është treguar realisht kokëfortë.
“Është një hap mbrapa, por kur i sheh miqtë e mëdhenj dhe atë në katër anët e botës gjen ngushëllimin. Përkundër mossuksesit të sotëm e konsiderojmë një fitore miqësinë dhe aleancat që kemi krijuar. Kërkon gjakftohtësi dhe analizë edhe me miqtë ndërkombëtar se ku dështuam. Nëse mundem ta jap një minivështrim, fushata jonë ka qenë shumë pozitive, ndërsa ajo e Serbisë sidomos në ditën e fundit mori tone raciste”, ka thënë Selimi për Interaktiv në KTV.