• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në grupin për reformat i premtoi një vend, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi nisur për karrige

by Java News
20/03/2024 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Nga selia blu, në përfundim të mbledhjes së grupit, Gazment Bardhi ftoi deputetët e Bashës, t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancën.

Por Basha e ka refuzuar ftesën e Bardhit duke nënvizuar se qëllimi nuk ishte karrigia. Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.

Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë.”

Ndërsa e kosideroi sërish marrëveshjen PS- Rithemelimi një pazar, tha se që të sigurohen ndryshimet e sugjeruara nga pala e tij në Kodin Zgjedhor duket të marrë fund.

“S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.

Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige. Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista”, tha Basha./m.j

Next Post
Dokumenti/ Athina ‘humbet’ veton, vendet e BE bien dakord: Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit

Dokumenti/ Athina 'humbet' veton, vendet e BE bien dakord: Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit

Comments 1

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Lulke, ne nje procese dialogu edhe merr edhe jep. Kjo do te thote qe kerkesat/kushtet tuaja mund te pranohen te gjitha, vetem nese pranoni kerkesen e vetme te pales tjeter, “primin”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

February 20, 2026
Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

February 20, 2026

Tre gënjeshtra me të cilat opozita gënjen veten

February 20, 2026
“Bashkohuni me ne!”, Hasimja apel qytetarëve: Bashkohuni me ne! Ndryshimi nuk vjen nga divani i shtëpisë e kafeneve

“Bashkohuni me ne!”, Hasimja apel qytetarëve: Bashkohuni me ne! Ndryshimi nuk vjen nga divani i shtëpisë e kafeneve

February 20, 2026
Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, tre automjete përplasen njëri pas tjetrit

Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, tre automjete përplasen njëri pas tjetrit

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In