Sipas një studimi të ri, nëse shpenzojmë më shumë se një orë në telefon mund të jetë një shenjë e depresionit.
Sipas studimit nga Northwestern University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dhënat e telefonit mund të jenë një mënyrë shumë e lehtë për të treguar nëse një njeri është në depresion ose jo.
Sa më shumë kohë që shpenzojmë në telefon për çfardo arsyje, rriten gjasat e depresionit, raporton The Telegraph.
Mesatarja e përdoruesve që ishin në fazën e parë të depresionit është rreth 68 minuta, kurse për personat që nuk kishin shenja të kësaj sëumndje mesatarja ishte 17 minuta.
1 në 10 persona në Britani, vuajnë nga depresioni dhe ankthi dhe ky zbulim mund të jetë një nga mënyrat pë t’i parandaluar ato.