Deputeti Flamur Noka nuk i ka konsideruar takime të rëndëishme ato që po zhvillon ish kryedemokrati Lulzim Basha me demokratë në qytete të ndryshme.
Noka tha në emisonin “Frontline” se takime të tilla me nga 15 persona në tavolinë mund t’i bënte kushdo ndërsa shtoi se misioni i Bashës ishte varrosur dhe se ndaj tij mbetet respekti si koleg i grupit parlamentar të PD.
Pyetje: Ka përfunduar misioni i zotit Basha?
Noka: Misioni i tij është varrosur. Të mendosh për rikthim kur ke pasur vetëm dështim do të thotë që s’ke kuptuar gjë nga realiteti. E kam koleg, dua ta respektoj, por është ëndërr e kaluar. Takime me 15 demokratë si zoti Basha bëj çdo ditë. Ka vdekur koha e tij politike për më shumë. Veç deputet, nuk e shoh asgjë tjetër. E kemi ftuar zotin Basha në mbledhjen e grupit. Bashkimi vazhdon nga qendra në bazë, nga baza në qendër. Shanset për të bashkuar 100% të grupit parlamentar janë të shumta. Bashkimi do të ecë.
/b.h