Ylli Manjani ka artikuluar dhe urdhërin e tij të parë si Ministër i Drejtësisë, duke i kërkuar vartësve të tij që t’i shërbejnë në kohë qytetarëve, përndryshe do të përballen me shkarkimin e tyre nga puna. Manjani kërkoi nga vartësit që shërbimet që ofron ministria që ai drejton tashmë, të ofrohen brenda afateve ligjore.
“Unë nuk jam Ministër i Drejtësisë në kuptimin që të jap drejtësi, por jam Ministër i shërbimeve ligjore. Nga kjo pikëpamje, shërbimi ligjor ndaj qytetarëve shqiptarë është detyra ime numër një. Cilido nëpunës i Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë është i detyruar që ta kryejë shërbimin brenda afatit. Në qoftë se për të marrë një kartelë të freskët afati është 48 orë, në sekondën e parë të orës së 49 nëse kapet shërbim i pakryer ai punonjës nuk është më. Nuk mund të mbajmë nëpunës publik që paguhen nga njërëzit dhe të mos shërbejnë në afat. Kam qenë dhe mbetem përkrahës i pikëpamjes së afateve. Djalli i korrupsionit fshihet tek detajet dhe detaji numër një është afati. Nëse nuk shërbehet në afat është e sigurt që ka korrupsion. Le ta fillojmë kështu dhe le ta mbajmë këtë ritëm”, – u shpreh Ministri Drejtësisë.
Sipas Ministrit të ri të Drejtësisë vonesat dhe zvarritja në ofrimin e shërbimeve nënkuptojnë korrupsionin, pasi apo aktiv qoftë ai.
“Unë do të doja shumë të raportoja para jush se si do të shërbejmë më mirë, por kjo është sot në programin shumë ambicioz të axhendën së qeverisë. Dixhitalizimi i shërbimeve është një program që do të marri kohë, por derisa të vijmë në standardin e shërbimeve dixhitale ku gjërat bëhën me një komandë kompjuteri, urdhëri im është që të shërbehet, asgjë tjetër, vetëm shërbim”, theksoi Manjani
Në lidhje me çdo denoncim të mundshëm që qytetarët do duan të bjënë Manjani prezantoi emailin e tij.
“Dua të kuptoj se kush nuk shërben. Jo se nuk kam besim tek drejtuesit, të cilët janë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por do t’i marrim gjërat sipas hierarkisë”, tha Manjani.