• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri gjerman: Azilantët s’kanë asnjë shans, të mos nisen fare

by
03/08/2015 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman: Azilantët s’kanë asnjë shans, të mos nisen fare

Ministri i shtetit pranë zyrës së kancelares, krisitiandemokrati Peter Altmaier ka kërkuar kritere më të forta për refugjtët nga vendet e Ballkanit.

“Nuk është e mundur, që tek ne të vijnë njerëz nga vende, të cilat nuk janë as diktaturë dhe as nuk ka luftë, nga vende që madje po përgatitet për antarësim në BE“, tha Altmaier për gazetën „Bild“.

Federata po punon në një koncept praktik, „se si mund ta përballojmë së bashku valën e refugjatëve dhe ta kufizojmë atë“. Sipas tij, duhet të shqyrtohet që edhe Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova të klasifikohen si vende të sigurta origjine.

Qëllimi është një koncept i ri për refugjatët në mënyrë që njerëzit, kërkesa e të cilëve për azil nuk ka asnjë shans, të mos e marrin këtë rrugë“, tha ministri i shtetit në zyrën e kancelares. Me një koncept të tillë, sipas tij, këtyre njerëzve mund t’u kursehet mundimi e vujatja dhe kësisoj mund të kujdesemi më shumë „për ata njerëz nga vende krizash, të cilët vërtetë e kanë jetën në rrezik“.

Ai u shpreh gjithashtu për një luftë më të ashpër kundër kontrabandistëve: „Ne duhet t’ua bllokojmë aktivitetin atyre, që i nxisin njerëzit të marrin rrugën nëpër Afrikë e më pas duke i vënë në rrezik jete përmes detit Mesdhe“, tha Altmaier.

Edhe kryeministrja socialdemokrate e landit Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer në debati për refugjatët është shprehur për shtimin e numrit të vendeve të sigurta të origjinës. „Unë personalisht mund ta mendoj, se mund të zgjerohet lista e vendeve të sigurta të origjinës“, është shprehur ajo për gazetën„Frankfurter Rundschau“, numri i së shtunës (01.08). Procedurat për refugjatët që nuk kanë asnjë perspektivë për njohjen e azilit në Gjermani duhet të përshpejtohen, në mënyrë që të prekurit të kthehen më shpejt në vendet e tyre. Kjo do ta kufizonte numrin e lartë aktualisht të refugjatëve nga Ballkani.

Gazeta „Welt am Sonntag“ (02.08) i kushton një artikull me titullin „Vetëm të largohemi“ çështjes së refugjatëve nga Ballkani duke analizuar gjerësisht situatën në Kosovë dhe arsyet përse njerëzit largohen nga vendi. „Në 1999 pati ende shpresa. Kur Perëndimi me pjesëmarrjen edhe të Bundeswehrit largoi nga Kosova ushtrinë serbe, mendohej, që ky vend i vogël me dy milionë banorë të kthehej në një model suksesi. Rreth dy miliardë Euro janë dhënë si ndihma për rindërtimin që nga ajo kohë, rreth 650 milionë të tjera do të pasojnë deri në vitin 2020. Organizatat e ndihmës kanë ndërtuar shkolla, rrugë dhe shtëpi. Megjithatë bilanci i suksesit 16 pas luftës është deprimues. Kryesisht korrupsioni i frenon investitorët. Pa tranferimin e parave nga emigrantët dhe ndihmat e bashkësisë ndërkombëtare Kosova nuk mund të mbijetojë. Qeveria në Prishtinë ndërmer pak, për ta ndryshuar gjendjen. Reformat kanë mbetur në vend numëro. Njerëzit janë të tmerruar prej stanjacionit, nuk shohin asnjë perspektivë më ndaj marrin valixhet”, e duan vetëm të largohen“, shkruhet ndër të tjera në artikullin e „Welt am Sonntag“.

Next Post

Cyrus hapur tymos marijuanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In