Për herë të parë termi çanta e zezë plot sekrete dhe video bombastike u përdor nga ish deputeti LSI Spartak Braho sot një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeminstrit Edi Rama.
Megjithëse Baba Taku udhëtonte nëpër studio televizive me çantën me vete ajo asnjëherë nuk u hap.
Traditën e Baba Takut po e ndjekin me besnikëri këshilltarët e presidentit Ilir Meta.
Kur presidenti kallëzoi në prokurori kreun e KED Ardian Dvorani, çanta e zezë mbahej nga këshilltari juridik Bledar Dervishaj.
Por mesditën e të hënën nga makina presidenciale që ndaloi në oborrin e SPAK çantën e zezë e kishte jo këshilltari ligjor Bledar Dervishaj.
Misioni mbajtjes së çantës me prova që janë “përvëluese” ministren Gjonaj e mbante këshilltari i sigurisë në presidentë Bahri Shaqiri.
Zoti Shaqiri ish numri një i inteligjencës shqiptare SHISH konsiderohet si një ndër njerëzit më të besuar të presidentit madje një aset i çmuar për vetë kohën me plot turbulenca ku është futur presidenca.
Përveç padisë të vetmin që dinë se çfarë mbante kjo çantë e zezë janë presidenti dhe këshilltari Bahri Shaqiri.
Baba Taku duhet të jetë ndjerë krenar për vijimin e lojës me çantën e zezë plot “sekrete”.
Top Channel
/a.r