Forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa ndaj një stacioni hekurudhor në Ukrainën qendrore duke lënë të vdekur 15 persona në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Nga sulmi janë plagosur edhe 50 të tjerë.
Sulmi vdekjeprurës i ditës së sotme erdhi pas paralajmërimeve nga presidenti Volodymyr Zelensky se rusët mund të kryenin sulme në ditën e pavarësisë.
E mërkura është festë kombëtare në Ukrainë që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Ndërsa ka hyrë në muajin e gjashtë të pushtimit rus.
g.kosovari