Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani njoftoi edhe një herë përmes medias se të gjithë personat të cilët duan të bëhen pjesë e lotarisë së kuponave kanë afat që të depozitojnë zarfin me kuponat e grumbulluar në një nga postat në vend deri në 11 janar.
Personat që duan të bëhen pjesë e lojës duhet të përmbushin këto kritere: së pari, numri i kuponave që duhet të depozitojnë në zarf të jetë minimum 50 kupona dhe së dyti vlera nominale e tyre duhet të jetë jo më e vogël se 5000 lekë, njofton Prodani.
Ajo vazhdoi më tej teksa u shpreh se fitues në këtë lojë do shpallen 500 persona. Çmimet që do jepen do ndahen në dy grupe, në çmime të mëdha dhe çmime të vogla.
Sipas formulës, 70% e pikëve do fitohen nga vlera që do kenë kuponat e dorëzuar, ndërsa 30 % numri i tyre.