Përbërësit:
10 kokrra limoni të mëdha
750 ml vodka
3 e ½ filxhanë ujë
2 e ½ filxhanë sheqer
Përgatitja:
Pasi të keni pastruar mirë limonat dhe lëkurën e tyre filloni t’ja u hiqni atë. Merrni lëkurat dhe i prisni në copa të vogla. Hidhini më pas në një shishe qelqi. Shtoni aty vodkën dhë lëreni shishen për rreth një muaj në një vend të errët.
Pas një muaji, në një tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin dhe lerini të zjejë për 10 minuta. Hiqeni më pas nga zjarri dhe prisni të ftohet plotësisht. Shtojeni masën tek shishja ku keni lënë lëkurat e limonit dhe vodkën. Mbylleni dhe lereni për 40 ditë në errësirë. Pasi të kenë kaluar ditët, filtrojeni duke e hedhur në një tjetër shishe qelqi dhe mbajeni në ngrirje. Shërbejeni gjithmonë në gota të vogla rakie.