• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kriza/ Shqiptarët shpenzuan 80 mln euro më shumë për të blerë naftë nga Marsi deri në Korrik!

by A. Q
02/09/2026 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri, kjo lidhje duket shumë më e dobët.

Mungesa e alternativave të zhvilluara të transportit publik, sidomos jashtë Tiranës dhe për lëvizjet ndërqytetëse, teksa Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa trena, e bën përdorimin e automjetit një nevojë që vështirë se mund të reduktohet edhe kur çmimi i naftës rritet fort.

Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 e tregojnë këtë qartë. Në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë.

Rënia e lehtë e importeve erdhi kryesisht nga prilli dhe maji, kur sasitë e futura në vend ishin përkatësisht 14.3% dhe 7.3% më të ulëta se një vit më parë. Në mars, importet u rritën me 2.8%, ndërsa tendenca ndryshoi ndjeshëm në verë.

Në qershor ato u shtuan me 4.6% dhe në korrik me 6.9%, të ndikuara edhe nga rritja sezonale e lëvizjeve dhe fluksi turistik.

Por, ndërsa konsumi në sasi ndryshoi pak, fatura që paguan shqiptarët ishte shumë më e lartë.

“Monitor” ka përllogaritur se, duke supozuar që karburantet e importuara kanë kaluar për konsum në tregun vendas, për sasitë e importuara nga marsi deri në korrik janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë, bazuar në çmimin mesatar mujor të naftës në tregun vendas.

Për të njëjtën sasi karburanti, nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin mesatar të vitit të kaluar prej rreth 175 lekësh për litër, fatura do të ishte rreth 63.7 miliardë lekë (shiko grafikun).

Diferenca arrin në rreth 7.6 miliardë lekë, ose afërsisht 80 milionë euro më shumë, të paguara vetëm si pasojë e çmimit më të lartë të karburantit.

Efekti ishte më i fortë në muajt kur çmimi mesatar i naftës qëndroi në nivele të larta. Në mars, çmimi mesatar ishte 198.4 lekë për litër, në prill u rrit në 209.5 lekë, ndërsa në maj ishte 197.5 lekë. Qershori solli një lehtësim të përkohshëm, me mesataren që ra në 182.4 lekë, por në korrik çmimi u rrit sërish në 195.6 lekë për litër.

Vetëm në korrik, rreth 75.8 mijë tonë karburante të importuara korrespondojnë me rreth 90.2 milionë litra (1 ton llogaritet në rreth 1190 litra).

Me çmimin mesatar prej 195.6 lekësh për litër, fatura llogaritet në rreth 17.6 miliardë lekë, kundrejt 15.8 miliardë lekëve që do të kushtonte e njëjta sasi me çmimin 175 lekë për litër.

Në prill, kur çmimi mesatar arriti nivelin më të lartë të periudhës, prej 209.5 lekësh për litër, importet ranë ndjeshëm. Megjithatë, tkurrja e konsumit nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar shtrenjtimin. Për rreth 61.9 milionë litra të përllogaritura, fatura ishte rreth 13 miliardë lekë, mbi 2.1 miliardë lekë më shumë se me çmimin mesatar të vitit të kaluar.

Shqipëria ka naftën 30% më të shtrenjtë se rajoni, për shkak të ngarkesës fiskale.

Pavarësisht ngarkesës më të lartë fiskale, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka përdorur një paketë më të kufizuar lehtësuese për të amortizuar shtrenjtimin e karburanteve.

Në disa vende fqinje u ndërhy drejtpërdrejt me ulje të akcizave, TVSH-së ose kufizim të marzheve të tregtimit.

Kosova vendosi kufij maksimalë për marzhet e tregtimit të karburanteve, ndërsa Maqedonia e Veriut ndërhyri me uljen e TVSH-së dhe të akcizave. Serbia uli akcizën e naftës, ndërsa Mali i Zi ndërhyri po ashtu përmes uljes së akcizave.

Në Shqipëri, përveç ndërhyrjes përmes Bordit të Transparencës, u aplikua për një periudhë shumë të shkurtër edhe ulja me 20% e akcizës, pasi çmimi i naftës kaloi nivelin 220 lekë për litër.

Masa u përdor vetëm në fillim të prillit, kur nafta arriti në 224 lekë për litër, ndërsa më pas çmimet u mbajtën nën pragun që aktivizonte uljen.

Struktura e lartë e taksave vijon ndërkohë të mbajë një pjesë të konsiderueshme të çmimit final të karburantit. Akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja përbëjnë së bashku mbi 100 lekë për litër në çmimin e naftës, duke kufizuar hapësirën që rënia e çmimeve ndërkombëtare të transmetohet plotësisht te konsumatori.

Më e fituara nga kjo situatë deri tani ka dalë qeveria, që ka arkëtuar më shumë TVSH si rrjedhojë e çmimeve më të shtrenjta, ndërsa ka shpenzuar vetëm 37 milionë lekë, kur çmimi ka qenë disa ditë mbi 220 lekë në prill, nivel mbi të cilin aktivizohet ulja me 20% e akcizës.

Next Post
Apple i bashkohet Google në riemërtimin e Liqenit Ontario në 'Liqeni Amerika' -

Apple i bashkohet Google në riemërtimin e Liqenit Ontario në Liqeni Amerika -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

September 16, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

September 16, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore!

September 16, 2026
Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

September 16, 2026
“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

September 16, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e re”, Shehi: Duhet referendum, por asnjëra palë nuk e do!

September 16, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com