Gjashtë ditë pasi gjykata e Posaçme e mbylli në arrest shtëpie, oficerët e policisë së Tiranës i kanë shkuar për kontroll Sali Berishës. Oficerët do të kontrollojnë zbatimin e masës së sigurisë.
Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mbrëmjen e djeshme, për të tretën ditë radhazi mbështetësit e tij u mblodhën poshtë shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Sali Berisha doli në dritare dhe u foli mbështetësve me mikrofon. Ai tha se kur del në dritare ndjen erën e shpresës, erës e së ardhmes për PD-në dhe shqiptarët.
/a.r