• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Brendshme sërish në Farkë: Mbi 4 mijë m² ndërtim pa leje dhe 2.5 milion € gjoba

by Os De
01/12/2025 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren.

Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore.

Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581 vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4 mijë e 500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik.

Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të qarta dhe të ndalë përfitimet e paligjshme.

“Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se ky mekanizëm shërben për të mos lejuar që abuzimi ekonomik të shpërblehet.

Për shkeljet e konstatuara deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative.

Ministrja u shpreh se qëllimi i operacionit nuk është penalizimi i industrisë së ndërtimit, por ngritja e standardeve dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces”, tha Koçiu.

Operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor”, nënvizoi drejtuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në përmbyllje, Ministrja Koçiu tha se vendosmëria për të vendosur rregull e transparencë në sektorin e ndërtimit është tashmë standardi i përditshëm i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Next Post
Të prekurit me HIV në Shqipëri, 125 raste të reja/ Më shumë meshkuj të diagnostikuar, shkak edhe kontaktet seksuale brenda gjinisë

Të prekurit me HIV në Shqipëri, 125 raste të reja/ Më shumë meshkuj të diagnostikuar, shkak edhe kontaktet seksuale brenda gjinisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për shpërdorim detyre

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për shpërdorim detyre

December 12, 2025
Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, reagon Kalaja: Kontributi im u shkel nga PD dhe Berisha

December 12, 2025
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

December 12, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Dje përjetova një moment gëzimi…

December 12, 2025
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Rritje ekonomike 3.5%, por punësimi bie me gati 20 mijë persona

December 12, 2025
SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

December 12, 2025
DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

December 12, 2025
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

December 12, 2025
Publikohen pamjet e arrestimit të Merlikës dhe Xhixhës, policia del me njoftim zyrtar

Publikohen pamjet e arrestimit të Merlikës dhe Xhixhës, policia del me njoftim zyrtar

December 12, 2025
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Kërkoi barazimin e TVSH-së në bujqësi në hyrje dhe dalje, rrëzohen amendamentet e Erion Braçes

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In