Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për barazinë gjinore, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u shpreh se toleranca do të jetë zero kur bëhet fjalë për dhunën në familje.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen tretë të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, Klosi shtoi gjithashtu se edhe gratë në vendimarrje kanë qënë një arritje mjaft e madhe e qeverisjes në kuadrin e barazisë gjinore.
“Të gjithë duhet të jemi përgjegjës për dhunën në familje dhe për ta parandaluar atë .Gjatë 2014 kemi patur një plan konkret veprimi për vendimarrjen e grave sipërmarrëse”, nënvizoi Klosi
Në mbledhjen e këtij Këshilli ishte e pranishme edhe Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Brunilda Paskali e cila u shpreh se ” këto projektet në ndihmë te gruas, janë mbështetur nga ndërkombëtarët. Ka një sërë planesh konkrete sidomos për gratë sipërmarrëse apo programe trajnimi intershipi”.
Nga ana e saj, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj u shpreh se problem i barazisë gjinore është në fokusin e gjithë politikave të qeverisë. Ajo shtoi arritjet e derimë tanishme në këtë fushë.