Ajo ka nevojë për një stilist sa më shpejt të jetë e mundur! Kjo ka qenë revolta e fansave të Kim Kardashian në rrjetet sociale, të cilët ditët e fundit janë shprehur të pakënaqur për veshjet e yllit televiziv.
Edhe pse Kim Kardashian nuk ka mahnitur ndonjëherë me veshjet e saj, kësaj here sipas fansave, e ka tepruar.
Ata e kanë cilësuar garderobën e 34-vjeçares tani që është shtatzënë si të “tmerrshme” dhe nuk kanë nguruar të akuzojnë bashkëshortin e saj Kanye West, si fajtorin e kësaj “katastrofe”.
Sipas fansave të Kim Kardashian, kjo veshje e një dite më parë është më e shëmtuara që ajo mund të ketë mbajtur ndonjëherë në trup. Madje, sipas tyre ky lloj stili nuk mundet kurrësesi t’i përshtatet një gruaje në muajin e katërt të shtatzënisë.