Gjykata e Posaçme e Apelit në datën 12 mars, në orën 09:30 do të zhvillojë seancën e parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në Apel ish-ministri Tahiri kërkon pafajësinë, ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin e tij për “trafik narkotikësh” dhe “grup i strukturuar”.
Në shkallën e Parë, ish-ministri u dënua për “shpërdorim detyre”, por e ankimoi këtë vendim, duke kërkuar pafajësi.
Në shkallën e Parë, ish-ministri u dënua për “shpërdorim detyre”, por e ankimoi këtë vendim, duke kërkuar pafajësi. Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit nis shqyrtimin e dosjes së Tahirit më 12 mars, ndërsa kolegji penal përbëhet nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove.
Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.
g.kosovari