INSTAT raporton se gjatë periudhës korrik –shtator 2015 shitjet me pakicë të pajisjeve kompjuterike dhe informatike pësuan një rritje vjetore të shitjeve me 14%. Një vit më parë në të njëjtën periudhe shitjet e këtij grupi kishin pësuar rënie me 12 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013.
Burimet nga INSTAT pohuan se ndikimin kryesor në këtë rritje e dha shitja e kasave nga kompanitë e licencuara. Tremujori i tretë i këtij viti përkoi me nisjen e aksionit antiinformalitet të qeverisë. Në muajin gusht e shtator bizneset e palicencuara nxituan në blerjen e kasave. Kërkesa ishte aq e fortë se kompanitë edhe nuk përballuan me furnizime.
Për periudhën janar – nëntor ( deri në dt.16) të dhënat zyrtare të ofruara për “Monitor” nga QKR-ja flasin për një numërbiznesesh të regjistruara që i kalon 37,382 ose 134.4 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014. Kjo shifër është123.4 % më e lartë edhe se totali i regjistruar gjatë vitit të kaluar (16,731).
Ndërkohë, janë shtuar mbi 20.000 pajisje të reja fiskale që raportojnë në sistem.
Një kasë kushton nga 300-400 euro në varësi të kompanive dhe llojit. Por disa nga kompanitë edhe pse kanë arkëtuar lekët e kasës qysh në gusht ende nuk kanë bërë dorëzimin e saj tek bizneset.
MONITOR