Diplomati francez Jerome Champagne, në orët e hershme të së premtes, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të FIFA-s, ndërkohë pak orë më vonë, në një deklaratë për gazetën, ai ka premtuar se nëse e merr postin e Sepp Blatterit do ta bëjë Kosovën pjesë të FIFA-s, shkruan Koha Ditore.
Përkrahësi i madh i futbollit kosovar në vitet e fundit, Champagne, të premten është bërë kandidati i katërt zyrtar që synon postin e presidentit të FIFA-s, në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm.
Para tij, kandidaturën për kreun e organizatës më të madhe të futbollit në botë e kanë zyrtarizuar edhe Michel Platini, princi Ali bin al-Hussein dhe David Nakhid. Afati i fundit për kandidatët e tjerë potencial është 26 tetori.