Blogerja Armina Mevlani, ka përdorur Instagramin si një mënyrë për të bashkëbiseduar me ndjekësit.
Një nga pyetjet që i bëhen gjithmonë, është ajo me partnerin Shkëlzen Berisha dhe marrëdhënien mes tyre.
E pyetur se si e imagjinon ta kishte jetën nëse nuk do të ishte njohur me djalin e kreut të PD, Armina u përgjigj se me siguri do të ndiqte studimet jashtë vendit.
“Mendoj që do kisha studiuar jashtë për Master, diçka e lidhur me modën ose filmin pasi në atë periudhë punoja në një reviste mode dhe më ishte kthyer në pasion.
Planet e mia ishin Londra ose Milano sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.
Ndihem më shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe televizion.
Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës.
Tani Masteri mbeti në plan të dytë për modë do e bëj së shpejti”, ka shkruar ajo./m.j