Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për njohjen e viteve të punës të padokumentuara për qytetarët që kanë punuar në ish-ndërmarrje apo ish-kooperativa bujqësore para datës 1 janar vitit 1994, Solida Dibra, Drejtore e Drejtorisë së Njohjes së Përfitimeve pranë ISSH, tha për ATSH-në ne nje interviste se vendimi sjell mjaft lehtësira për qytetarët, duke shmangur procedura dhe sorollatje.
Në intervistën e dhënë, Dibra shpjegoi se e gjitha procedura do të ndiqet në mënyrë administrative dhe qytetarët nuk do të kënë asnjë lloj detyrimi për këtë pjesë.
Çfarë përcakton ky vendim për njohjen e viteve të punës?
Vendimi i Këshillit të Ministrave ka të përcaktuara disa elemente. Së pari, do të njihen të gjitha vitet e punës që janë të pasqyruara në ish- kooperativat bujqësore apo ndërrmarjet shtetërore në ato raste kur i gjithë regjistri është me laps, ose kur vite të tëra në të gjitha fletët e regjistrit janë të shkruara me laps. Pra, bëhët fjalë për ato raste kur të dhënat nuk janë mbajtuar ashtu siç duhet. Ndërkohë që, në arkivat tona ne disponojmë regjistra të tërë të viteve të punës, sidomos të kooperative bujqësore, ku të gjitha faqet janë të shënuara me laps. Për këtë arsye, filloi kjo nismë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale për të gjetur një zgjidhje për të gjitha ato kategori personash që nuk mund të përfitonin vitet e punës ose i drejtoheshin gjykatës për vetë faktin se i kishin të shënuar me laps vitet e punës.
Sa kohë u shmang qytetarëve ky vendim, ndërkohë që më parë për njohjen e viteve të punës i duhej të drejtoheshin drejt dyerve të gjykatave?
Minimalisht 6 muaj, një vit apo dy. Varet nga vendi ku zhvillohet procesi gjyqësor apo numri i proceseve gjyqësore për një gjyqtar i caktuar.
Sa është numri i përfituesve falë këtij vendimi?
Për momentin nuk mund të them një shifër të saktë, por diku tek 6-7% e regjistrave që ne disponojmë në arkivë janë të këtij formati, pra janë të shkruara me laps.
Vendimi i qverisë parashikon edhe procedura të tjera për njohjen e viteve të punës, në rastet kur regjistrat mangësira të tjera si, gjeneralitete jo të sakta apo të dhëna të korrigjuara. Si do të procedohet në këtë rast?
Përveç faktit që ky vendim i qeverisë do të njohë vitet e punës të shkruara me laps në regjistra, ky vendim parashikon edhe disa procedura të tjera, më të zgjeruara për njohjen e viteve të punës në rastet kur regjistrat kanë mangëta si, gjeneralitete jo të sakta, datë e fillimit të punës, por mungon data e largëtimi apo të dhëna të korrigjuara.
Në bazë të këtij vendimi iu është dhënë mundësia që në mënyrë administrative të mund verifikohen dhe të meren në shqyrtim edhe dokumente të tjera që mund të jenë listëpagesa apo librat e pagave që kanë ekzistuar më parë, apo dosje personale për ato persona që kanë qënë kuadro të kooperativave bujqësore. E gjithë procedura do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, asgjë nuk do të behët nga qytetarët. Qytetarët kanë detyrim që për çfarëdo dokumenti kanë, që e konsiderojnë të vlefshëm, ata duhet ta paraqesin, qoftë ky edhe një vërtetim i thjeshtë.
Pranë strukturave tona janë komisione të posaçme që do të meren me këtë çështje që do meren me verifikimin e rasteve. Bëhet fjalë për rast pas rasti.
Kur do të nisë puna për të zbatuar këtë vendim të qeverisë?
Pas këtij vendimi, ISSH ka detyrimin të përcaktojë procedurën për komsionet e posaçme që do të meren me këtë çështje. Aktualisht, ne kemi një rregullore të pensioneve dhe një rregullore të arkivit, të dyja këto do të rishikohen në mënyrë që të eliminohen në maksimum procedurat dhe sorollatjet e qytetarëv apo dërguimi i qytetarëve në gjykatë. Pra, vetëm në ato raste, kur s’ka asnjë formë tjetër të njohur të viteve të punës, vetëm në këtë rast le të jetë gjykata që ta marë në shqtim çështjen. Deri në atë moment, çdo gjë do të verifikohet nga komisionet tona, do të verifikohen të gjitha procedurat. Ne do të fillojmë menjëherë jo vetëm me rishikimin e këtyre dy rregullorëve që përmënda më sipër, por edhe skanimin e të gjithë regjistrave që janë me laps, të jenë të skanuara për të mar vlerën e një dokumenti zyrtar.