Igli Meta, 20 vjeç dhe Marjo Mema, 19 vjeç janë dy shqiptarët të cilët akuzohen se kanë vrarë duke i prerë fytin 17 vjeçarit shqiptar Ismail Luli. Sipas mediave italiane ata e kanë pranuar vrasjen e shokut të tyre, duke shtuar se dy shqiptarët u takuan me Ismailin në stacionin e autobusit. Ata e kanë bërë të ditur se 17-vjeçari nuk e dinte çfarë e priste.
Ka qenë Marjo Mema i cili ka pranuar krimin para hetuesve dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë. Ata e kishin bërë planin për ta vrarë pasi ishin xhelozë për pamjen fizike të 17-vjeçarit dhe suksesit të tij me femrat.
Meta, i cili u kap nga policia duke u bërë gati për t’u nisur për në Shqipëri vrau Lulin pasi dyshonte se ky i fundit po përpiqej të krijonte lidhje me ish-të dashurën e tij.
Pasi e futën në kurth dhe e vranë 17-vjeçarin, dy të rinjtë kanë shkuar në lumë ku dhe kanë larë njollat e gjakut.