Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji përmes një letre publike u ka uruar Kërshëndellat të gjithë priftërinjve, rregulltarëve dhe rregulltareve, besimtarëve dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë në Kosovë. Me mesazhin “Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi mbi tokë” (Gjn 1, 9)”, Imzot Dodë Gjergji jep lajmin se Papa Françesku ka miratuar mrekullinë e dytë dhe kështu i ka hapur rrugë shenjtërimit të shqiptares Nënë Tereza.
Ky lajm është i gëzueshëm edhe për të gjithë popullin e Kosovës dhe është dhurata më e mirë që u bëhet kosovarëve për këto Krishtlindje.