Vala e të nxehtit afrikan që prej disa ditësh ka përfshirë Europën në Shqipëri parashikohet të kulmojë të mërkurën. Temperaturat sipas meteorologes Lajda Porja në zona të caktuara do t’i kalojnë 40 gradë Celsius.
Vlerat më ekstreme termometri parashikohet t’i shënojë në Ultësirën Perëndimore ndërsa në bregdet temperaturat do të luhaten nga 35 deri në 38 gradë Celsius.
Problematike situata paraqitet edhe në zonat malore. Pak më freskët pritet te jetë në juglindje të vendit. Shqetësuese sipas meteorologes Lajda Porja do te jetë dhe era ndërsa reshjet do të mungojnë.
Kjo është vala e dytë e të nxehtit më të cilën po përballet vendi pas asaj në qershor që konsiderohet dhe me e gjatë e viteve të fundit.
/e.d