Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë fuqi sekuestron për 23 pasuri të biznesmenit Anton Gjinaj.
Ky i fundit është dënuar me 8.9 vite burg nga autoritetet spanjolle për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuër kriminal. Gjinaj njihet si biznesmen ndërtimi, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Reçit në Shkodër.
Pasuritë e Gjinajt dyshohet se janë vënë si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë, sipas SPAK.
“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë”, thuhej në njoftimin e SPAK për sekuestrimin e pronave.
g.kosovari