Holta: Ja provat se Tuna ka gënjyer
Lidhur me çmimin e “DWTS” dhe deklaratat e Altuna Sejdiu ka reaguar, kësaj radhe me fakte, producentja e Dancing with the stars Albania Holta Kolaneci.
“Kam gati 4 muaj qe lexoj, shoh dhe degjoj, qe nje pjese e medias ne vend, por me shume portale on-line, dhe sidomos media qe fokusohet tek showbiz-i, te beje nje fushate te rreme ne lidhje me cmimin e madh te edicionit te 5 te DWTHS.
Duke mos dashur te jem fare modeste, them qe ky produksion eshte ne mos me i miri, nje nga me te miret ne vend, me te shikuarit dhe rekorde te verifikueshme audience, dhe keshtu kuptohet qe kjo lloj fushate eshte e tera e bazuar ne shpifje. Dhe me vjen keq qe jane keqperdorur fitues dhe pjesmarres te edicioneve te meparshme, nga keto palo media, per te trilluar mbi te verteten e ketij spektakli.
Une dhe i tere produksioni i DWTHS, deklarojme se cdo fitues dhe pjesmarres ne kete spektakel, eshte shperblyer sipas kontratave, rregullave dhe kushteve te ketij formati. (Ne fakt ketu po genjej se formati NUK me lejon te paguaje VIP-at pjesmarres, po hajt, ky produksion e ka bere, i jep cdo VIP-i 1000 euro cash cdo muaj, palester falas dhe famë plus, pervec cmimit final).
Pra, qe nga fituesi i pare deri tek i fundit Ajtuna Sejdiu, posedojne cmimet e fituara. Pervec kesaj, kjo fituese e fundit dhe ajo e parafundit, Lorela Hoxha, pervec cmimit kane edhe nje kupe floriri te realizuar nga Argjendari Pirro, ne vleren 15 milion leke te vjetra. Aman ti gezojne.
Pra, cdo pretendim i kundert eshte nje genjeshter e madhe qe behet per qellime te konkurences televizive, dhe do te ballafaqohet me pergjegjesine ligjore.
Une disponoj dokumentacionin perkates te cmimeve fituese te te gjitha edicioneve, por meqe peshku qe ra ne rrjeten e ketyre mediave dhe portaleve ishte Tuna(sigurisht Tuna Fish), po ju tregoj vetem keto te fundit.
Lexim te mbare dhe shikim te kendshem te nje tjeter super edicioni te DWTHS 6”