Hillari Klinton kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës
Kandidatja e kampit demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, bëri sot sërish thirrje për t’i dhënë fund embargos amerikane kundër Kubës gjatë një fjalimi në Majemi, një zonë ku jeton komuniteti më i madh kubanez i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Na nevojitet t’i japim fund embargos kundër Kubës një herë e përgjithmonë”, deklaroi Hillary Clinton përpara 300 pjesëmarrësve në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, në jug-lindje të SHBA-së.
“Duhet ta zëvendësojmë atë me një qasje më inteligjente, duke na ofruar më tepër avantazh për kompanitë e biznesit kubanez në shoqërinë kubaneze dhe në komunitetin kubano-amerikan për të inkurajuar progresin dhe për të ruajtur presionin mbi regjimin”, shtoi ajo dy javë pas rihapjes së ambasadave të çdo kryeqyteti duke i dhënë fund për më tepër se gjysmë shekulli të prishjes diplomatike.