Një argjendari ka rënë pre e një grabitje këtë të shtunë. Sipas mediave informative, një person i armatosur ka hyrë në një argjendari përballë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan, duke marrë një sasi të konsiderueshme floriri, si varëse, byzylykë, unaza, dhe sende të tjera me vlerë.
Po ashtu bëhet e ditur se grabitësi ka marrë një shumë të madhe parash që ndodheshin në banakun e argjendarisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 përballë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan, por prezenca e efektivëve të policisë nuk i ka ndaluar që të kryej veprën kriminale.
Ndërkohë një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e grabitësit. /e.s/