Gjermania, që feston sot 25-vjetorin e ribashkimit, ka pikëpyetje lidhur identitetin e saj, në një kontekst të paprecedentë të fluksit migrator dhe të skandalit të motorëve të trukuar të gjigantit “Volkswagen”.
Më 3 tetor të vitit 1990 dy Gjermanitë e ndara që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore u kthyen në një shtet unik, në më pak se një vit pas rënies së Murit që i ndante dhe në sajë të ndryshimit të forcës politike dhe një angazhimi të shoqërisë, së cilës Angela Merkel dëshiron t’i referehet me krenari sot, ndërsa vendi po përballet me një situatë jashtë të zakonshmes.
Mëse e sigurt, pritja e qindra mijëra refugjatëve vetëm këtë vit nuk ka asgjë të përbashkët me sfidën që paraqiste përthithja, nga ana e RFGJ-së, e Republikës Demokratike Gjermane, me strukturat e saj sociale krejtësisht të ndryshme dhe situata ekonomike krejt në një zbehjeje totale.
“Por, kjo ndjenjë e përgjithshme na paraqiti një detyrë të rëndësishme për t’u përmbushur me bindjen e suksesit final, kjo është ajo ç’ka besoj se do të na ngelë në kujtesë”, deklaroi disa ditë më parë kancelarja, e cila është rritur në Gjermaninë e periudhës komuniste.
”Si procesi i ribashkimit, i cili u arrit 25 vite më parë, ashtu dhe ardhja e kontigjentit të refugjatëve do të shënojë një kthesë të madhe për shoqërinë gjermane”, u shpreh ajo këtë javë.
Mes shifrës 800 mijë dhe një milion kërkesa për azil priten të shqyrtohen vetëm në Gjermani këtë vit.
Fluksi i shtuar gjatë javëve të fundit, natyrisht i dhjetëra mijërave shtetasve sirianë, na kujtojnë skenat që nuk na lënë pa na sjellë në kujtime mallëngjimin mbarëpopullor me rënien e Murit të Berlinit, në nëntorin e vitit 1989.
NORMALITET
Në atë periudhë, gëzimi i ribashkimit i dha udhë përshpejtimit të forcimit politik, gjyqësorit dhe anës administrative përgjatë një udhëtimi jo të shkurtër të dy shoqërive dhe dy ekonomive mjaft të ndryshme drejt një identiteti të përbashkët.
“Në vitet e para, Gjermania u gjet në një situatë të disbalancimit të thellë”, kujton historiani Paul Nolte i Universitetit të Berlinit.
”Por, pas disa vitesh, Gjermania e bashkuar është rikthyer në diçka krejt normale”, vijoi ai.
Ky lloj normaliteti i një Gjermanie komode në arenën ndërkombëtare, në pozicionin e parë të pushtetit ekonomik dhe politik evropian hap horizonte sot me një qetësi relative për të akomoduar dhe integruar qindra mijëra shtetas të rinj.
Megjithatë, Gjermania është çorientuar disi ditët e fundit për shkak të skandalit “Volkswagen” ku vuri në pah manipulimin e rezultateve të testeve kundër ndotjes në Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre viteve.
Ministri i Financave, Wolfgang Schauble, një figurë e ndritur e periudhës së ribashkimit ka dënuar “ndjenjën e lakmisë drejt lavdisë dhe njohjes në mbarë arenën ndërkombëtare” të lustrës së industrisë gjermane e cila i trembet për zbehje të reputacionit ndërkombëtar.
“Ossis’ dhe ‘Wessis’, emrat për ish-gjermanët e Lindjes dhe të Perëndimit, u përafruan gradualisht dhe kemi arritur në pikën kur jemi përballur me një sfidë të re”, shpjegon Nolte.
Çka shpjegon faktin se mesazhi i Merkelit në lidhje me çështjen e refugjatëve po mbështet nga bashkëqytetarët e saj.
Disa dallime mes dy Gjermanive janë kokëforta, papunia më e lartë në Lindje e cila është gjithashtu drejt një mungese popullimi gradual dhe mungesës së sipërmarrjeve të mëdha gjermane, siç është rasti i asnjë klubi të futbollit të pjesës lindore që nuk luan në Bundesligë.
Një vizion i ndryshëm i familjes dhe natyrisht i rolit të gruas këtu me një model gjithnjë e më tepër konservator sesa në Perëndim.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të “YouGov”, 71 për qind e gjermanëve në Perëndim dhe 83 për qind në Lindje vlerësojnë se mbeten “dallime të dukshme” mes dy pjesëve të shtetit.
Por, ky fakt nuk ndikon në festimin e përvjetorit të bashkimit të saj.
Festimet kombëtare do të zhvillohen në Frankfurt mbi Main, kryeqendra financiare e vendit.
Merkel do të jetë e pranishme, si çdo shtetas tjetër i Gjermanisë me origjinë lindore, presidenti i Republikës, Joachim Gauck do të mbajë një fjalim me këtë rast.
Sot do të ketë koncerte dhe fishekzjarre me sloganin “Përtej kufijve”.