jë foshnje e vdekur është gjetur e mbuluar në tualetin e departamentit intern në spitalin e Tetovës.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë e konfirmuan rastin dhe njoftuan se mbrëmë rreth orës 22 një mjek i punësuar në spital e kishte gjetur foshnjën e vdekur dhe e ka informuar policinë në Tetovë.
Sipas tyre, është bërë inspektimi i vendit të ngjarjes, ndërsa trupi i foshnjës është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.
Informacionet e policisë thonë se një ditë më parë në spital kishte mbërritur një paciente e moshës 36 vjeçare nga fshati Grupçin dhe supozohet se ajo ka bërë lindje spontane në tualet.
Megjithatë në deklaratën për policinë, bashkëshorti i saj ka thënë se gruaja nuk ka qenë shtatzënë dhe se fëmija nuk është i tyre.