Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në këtë 1 qershor, festën e fëmijëve, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se fëmijëve duhet t’i sigurohet një rritje e shëndetshme fizikisht e mendërisht, me mundësi arsimimi cilësor dhe shpresë në vendin e tyre.
“Guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…Profesionalizmi duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo militantizmi, konformizmi, puthadorja, nepotizmi, krahinizmi e mediokriteti…Është e domosdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të mirëedukuar edhe me dashurinë për vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qenurit shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë njerëzimi….Gëzuar 1 qershorin, kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever”, shkruan Kalo.
Gjithashtu Kalo shprehet se mundësitë e reja të punësimit, rritja e shkallës së sigurisë së jetës, do të ulë pak nga pak largimin e profesionistëve, jashtë vendit.
Reagimi i plotë:
Kohë kovidiane….1.06.2021….Muaj të mbarë, të qetë e të begatë për JU miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Më shumë punë, përpjekje, mëndjedritësi e sa më pak militantizëm, për t’u mundësuar fëmijve të Trojeve Arbërore jo vetëm një Festë të lumtur të 1 Qershorit, POR mbi të gjitha një ARDHMËRI të sigurtë e të MBROTHTË në Tokën e të parëve…..
T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur, një fëmijëri të shëndetëshme fizikisht e mendërisht, një fëmijëri me mundësi edukimi e arsimimi sa më cilësor, një fëmijëri plot dritë e shpresë se VËNDLINDJA, Toka e të Parëve, Atdheu ynë i përbashkët pret shumë prej “lulëzimit” të tyre, që mos vijë duke e shteruar shpresën e shtimit dhe jo rrudhjes në numër dhe të plakjes së popullatës, sikundër po ndodh këto 30 vitet e Demon-kracisë….
SHQIPËRIA nuk mundet kurrë të ketë ardhmëri pa rritjen e brezave të rinj të plotëshëndetshëm e të mirëedukuar….Mbrothësimi progresiv i vendit, shtimi i mundësive të punësimit në Trevat Arbërore, rritja e shkallës së sigurisë së jetës në to, pak nga pak do të ulë ritmin e “rrjedhjes së trurit” jashtë vendit….
ËSHTË e pa imagjinueshme mundësimi i mbrothësimit të TROJEVE ARBËRORE nga të huajt dhe jo nga vetë bijtë e bijat e kësaj toke, të cilëve u duhen krijuar mundësitë e gjetjes së vetvetes këtu dhe jo gjetkë, sepse “guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…..PROFESIONALIZMI duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo MILITANTIZMI, KONFORMIZMI, PUTHADORJA, NEPOTIZMI, KRAHINIZMI e MEDIOKRITETI….
Është e domozdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të mirëedukuar edhe me dashurinë për Vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qënurit Shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë Njerëzimi….GËZUAR 1 QERSHORIN kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever!!!
g.kosovari